Inzaghi: Pësuam një disfatë të keqe, por duhet të kemi dëshirë për hakmarrje

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes kundër Romës në Kupën e Italisë, e vlefshme për fazën çerekfinale, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për Sportmediaset. Ai komentoi kështu humbjen në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, si dhe çfarë pret nga takimi i nesërm.

“Ne do të përballemi me një ekip të fortë, një skuadër që mund të mposhtë gjithmonë çdo kundërshtar. Ata kanë shumë lojtarë cilësorë, një trajner të madh si Jose. Ne duhet të kemi dëshirën për tu hakmarrë pas një Derbi të humbur në mënyrë të pamerituar.

E dimë që futbolli përbëhet nga episode dhe as Roma nuk është e kënaqur sepse vjen nga një barazim në shtëpi kundër Genoas, ndoshta ose sigurisht i pamerituar.

Unë jam me fat që kam një ekip të fortë, konkurrues dhe ndonjëherë kohë pas kohe më kanë treguar gjithmonë se janë të gatshëm, kush për 15 minuta, kush për 30, kush për 45 dhe kush për 90 minuta.

Kemi pësuar një disfatë të keqe, por duhet të jemi racional, të mirë për të kuptuar atë që ka ndodhur. Po humbëm, por duhet të shikojmë se çfarë kemi bërë deri tani, ta kemi parasysh dhe të vazhdojmë me atë që kemi bërë në këto 6 muaj”, përfundoi Inzaghi. /oversport.tv

You may also like