Inzaghi: Onana është një djalë pozitiv, Lukaku ishte i zhgënjyer

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasi fitoi me poker në miqësore përballë Gzira United, Interi po përgatitet për miqësoren e dytë ditën e nesërme kundër Salzburg. Tekniku i zikaltërve Simone Inzaghi, foli në konferencë për shtyp. Ky i fundit preku rrugëtimin në Serie A dhe Kupën e Botës që po zhvillojnë të besuarit e tij .

“E kam dëgjuar situatën e Onanës, ai është i qetë. Ka pasur një keqkuptim me trajnerin dhe e ka paguar. Mund të flas vetëm për ato që ndodhin tek Interi. Ai është një djalë pozitiv, kur duhej të ishte në stol, ai ishte në stol dhe kur duhet të luante ai e bënte atë. Të premten ai do të vijë dhe do të fillojë punën me ne.” – tha tekniku zikaltër për Andre Onanën.

Inzaghi preku dhe situatën e sulmuesit belg Romelu Lukaku. “Kam folur me të, ai ishte i zhgënjyer. Lukaku luajti 45 minuta dhe pati tre raste, më shumë se Belgjika në pjesën e parë. Kur një sulmues ka shanse për të shënuar, ai duhet të qëndrojë i qetë.” – përfundoi Simone Inzaghi.

“Jam mjaft me fat që kam një klub pas meje që është gjithmonë i vëmendshëm ndaj asaj që kërkoj unë. Për sa i përket kampionatit, Napoli ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm, por ka ende 23 ndeshje dhe ka vend për të gjithë. Duhet të jemi gati sepse kemi fituar 10 ndeshje nga 15, por nuk mjafton. Na duhet të përmirësojmë mesataren tonë.” – tha fillimisht 46-vjeçari. /oversport.tv

You may also like