Inzaghi: Një fitore pjekurie, që na vlen shumë për vazhdimësinë

by admin
Spread the love

Fitore bindëse për Interin, që administron dhe dominon përballë Spezias, duke kaluar presionin te rivalët e Milanit. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi ka komentuar rezultatin ndaj skuadrës së Mottas dhe Manajt.

“Unë mendoj se ka qenë një fitore me maturi dhe që na vlen shumë për vazhdimësinë. E dinim që nuk do të ishte e lehtë dhe në pjesën e parë, kemi bërë një ndeshje disi të bllokuar. Sigurisht, që dhjetë minutat e para të pjesës së dytë, nuk më kanë pëlqyer. Sidoqoftë, kemi marrë një fitore të rëndësishme për rrugëtimin dhe objektivat tona”.

Ndaj Spezias, Inzaghi bëri njësoj si me Torinon, zëvendësim të të gjithë repartit të sulmit, duke hedhur nga stoli dyshen Lautaro-Sanchez.

“Mendoj që është e rëndësishme të kemi lojtarë të tillë në skuadër. Pas shumë kohësh, për këtë ndeshje kisha kaq shumë mundësi zgjedhjeje në dispozicion. Kisha zgjedhur dy sulmues dhe më pas, futa në fushë edhe dy të tjerët.

Kemi edhe Caicedon, që së fundmi po përmirësohet. Unë gjithmonë përpiqem që të zgjedh dyshen më funksionale. Kemi krijuar shumë shanse për shënim. Por të njëjtën gjë kemi bërë edhe në ndeshjet që nuk kemi arritur t’i fitojmë”, ka përfunduar në fjalën e tij trajneri i Interit. / Oversport.tv

You may also like