Inzaghi kërkon të ringrihet, Asllani konsiderohet “arma e shtuar” e Interit

by admin
Spread the love

Tek Interi kanë nevojë për një përgjigje. Starti jo i mirë i sezonit ka shtuar presionin te trajneri Simone Inzaghi i cili po projekton Interin e tij fitues pas pushimit të kombëtareve. Përballë do të ketë menjëherë Romën, një ekip aspak të lehtë, por që në rast të një përgjigjeje të mirë do të vlente shumë për moralin.

Për këtë arsye, shumë ndryshime pritet të vijnë në ambientin zikaltër. Lajmi më i mirë për Inzaghin është rikthimi i Romelu Lukakut i cili e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe kundër ekipit të Mourinhos do të jetë në dispozicion për të dhënë kontributin e tij.

Një tjetër temë e nxehtë është Kristjan Asllani. Ky i fundit nuk ka pasur shumë minuta në startin e këtij sezoni, por mediat italiane e konsiderojë atë si armën shtesë të Inzaghit në rinisjen e kampionatit. Talenti shqiptar pritet të ketë më shumë minuta me Interin ku nuk përjashtohet një fanellë titullari që në sfidën ndaj Romës. /oversport.tv

You may also like