Inzaghi kërkon një qendërmbrojtës, Beppe Marotta ka dy emra në listë

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi është treguar i qartë në deklarat e tij se nuk dëshiron që ekipi i formuar deri më tani të preket. Gjithashtu tekniku zikaltër ka ngritur zërin në kërkesën për një tjetër mbrojtës qendre në organikë pas largimit të Andrea Ranocchias.

I qartë për këtë nevojë të skuadrës është edhe Beppe Marotta i cili ka dy objektiva për të afruar në Milano. Zgjedhja e parë është sigurisht mbrojtësi zvicerian i Borussia Dortmund Manuel Obafemi Akanji.

Ndërkohë që në rast se dështon pista që sjell në Milano mbrojtësin zvicerian, plani B i Beppe Marottës është Francesco Acerbi. Ky i fundit është në largim nga Lazio dhe për më tepër tifozët i kanë kërkuar largimin nga kryeqyteti, ndërsa dhe vetë tekniku Sarri nuk e konsideron pjesë të planeve të tij. /oversport.tv

You may also like