Inzaghi: Kam 20 titullarë, ja çfarë u thashë djemve në pushim të ndeshjes

by admin
Spread the love

Pas një pjese të parë inekzistente, Interi bëri një reagim spektakolar ndaj Benficës, duke kthyer rezultatin nga 3-0 në 3-3 dhe vetëm shtylla i mohoi golin e një fitoreje historike.

Natyrisht fjala e Inzaghit në pushimin e ndeshjes është ajo që ka bërë diferencën, teksa tekniku zikaltër zbulon edhe bisedën me të tijtë në dhomat e zhveshjes.

“U thashë djemve se është e lehtë të bësh 4 apo 5 zëvendësime, por në fushë nuk kisha lojtarë të dobët, thjesht një skuadër që nuk funksiononte. Shkurtuam distancat, mbuluam më mirë fushën dhe ndoshta mund të fitonim me më shumë fat. Kam në ekip 20 titullarë dhe duhet të menaxhoj grupin për t’u krijuar hapësira të gjithëve”, tha Inzaghi.

Interi kryeson grupin bashkë me Real Sociedad, me nga 11 pilë secila, teksa sfida e fundit do t’i vendosë përballë njëra-tjetrës për të përcaktuar kush do të kualifikohet si kokë grupi. /Supersport


Top Channel

You may also like