Inzaghi: E nisëm sfidën keq, më pas bëmë një ndeshje të madhe

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi ka komentuar për “DAZN” fitoren 4-2 që Interi i tij arriti përballë Empolit. “Përgëzova djemtë sepse zhvilluan një ndeshje të madhe, me përjashtim të 20-25 minutave të para. Empoli luan shumë mirë dhe duhet të ishim më të rregullt në lëvizjet pa top. E humbëm toruan dhe paguam pasojat.

Më pas u treguam të zotë, një skuadër që nuk dorëzohet. Tani duhet të rikuperojmë energji për të mërkurën. Mungojnë edhe 2 ndeshje deri në fund të kampionatit, që nga 20 gushti kjo skuadër po ecën shumë mirë. Kjo përmbysje përballë një kundërshtari të fortë më jep shumë besim.

Bëmë 37 gjuajtje në portë dhe besoj se shifrat flasin qartë: krijuam, luajtëm, goditëm shtylla dhe Vicario ishte në një ditë super.

Verona-Milan? Mendoj për finalen e Kupës së Italisë. Ne duhet të vazhdojmë kështu, duke nisur që nga e mërkura”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit. / Oversport.tv

You may also like