Investcorp humb durimin, i vë ultimatum fondit Elliot për aksionet e Milanit

by admin
Spread the love

Së fundmi është publikuar nga “La Gazzetta dello Sport” se fondi Elliott që ka në pronësi Milanin dhe blerësit e mundshëm të Investcorp kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe portali shumë pranë kuqezinjve, milanneës.it, të cilët shtojnë se Investcorp i kanë vënë një ultimatum pronarëve të Milanit.

Sipas tyre, Investcorp i ka kërkuar fondit Elliott t’i kthejë një përgjigje sa më parë, në një kohë relativisht të shkurtër. Arsyeja lidhet me vonesën në përgjigje që familja Singer (udhëheq fondin Elliot), po i bën fondit nga Bahreini.

Në skenë është futur Red Bird që ka bërë një kërkesë prej 1.1 miliardë eurosh për të marrë pronësinë e Milanit. Megjithatë, kjo vonesë nuk i ka pëlqyer aspak Investcorp e cila ka ofruar për Milanin 1.2 miliardë euro dhe tashmë kërkon të blejë aksionet e kuqezinjve sa më parë. /oversport.tv

You may also like