INTERVISTA EKSKLUZIVE / Dj Sardi: “Më gjeni një emër për djalin”

by admin
Spread the love

Ndërkohë që me botën e ndau lajmin vetëm një ditë më parë, ai vetë dhe partnerja e tij kanë kohë që shijojn pritjen më të ëmbël në botë. Lajmi i bukur nuk i kapi papritur ama i kapi krejt shpejt. Gjithsesi u solli me vetë gjithë ndjesitë e paprovuara, që Dj Sardi i ka ndarë sot me ne.

Pse prite kaq gjatë për të na dhënë lajmin e bukur?

Menduam që periudha e festave është periudha më e bukur e vitit për të ndarë dhe këtë lajm të bukur për ne.

P.S. Mezi u bë barku i dukshëm.

 

Na tregove se je i emocionuar dhe mezi po e pret ta takosh bebin, por na trego pak edhe si u ndjeve kur more lajmin?

Kur mora vesh lajmin pata njëkohësisht disa ndjesi. Më i theksuar ishte gëzimi por s’mund te mohoj dhe frikën, pasigurinë e përgjegjësinë. Besoj që përtej kënaqësisë, e cila vjen duke u shtuar çdo ditë e me shumë, bashkë me të vjen dhe përgjegjësia që do jetë me ty gjithë jetën.

 

Lajmi se do bëheni prindër ju gjeti papritur apo kishit kohë që e prisnit?

Ishte shtatëzëni e dëshiruar por ishim të papërgatitur që do vinte aq shpejt.

 

Ka edhe një lloj frike momenti kur zbulon se jeta jote do ndryshojë?

Ndjesia e frikës më ka shoqëruar prej fillimt, por me kohën ia ka lënë vendin një kurioziteti shumë të madh dhe një dëshire të paimagjinueshme për ta takuar. Për ndryshimin e jetës mendoj se jemi gati e do përpiqemi ta shijojmë sa më shumë.

Do jesh babi i një vajze apo babi i një djali?

Për këtë herë do jem babi i një djali.

 

A është gati emri i djalit sepse nga fotot dukej se nuk do vonojë shumë për të ardhur?

Emri nuk është vendosur akoma. Presim sugjerime. Nëse keni ndonjë alternativë, me shumë kënaqësi e mirepresim./revistawho.com

You may also like