Intervista e parë pas rikthimit e Dani Alves: Te Barcelona shndërrohem në Superhero

by admin
Spread the love

Dani Alves te Barcelona tashmë është një realitet dhe futbollisti 38-vjeçar ka kaluar me sukses dhe testet mjekësore, ndërsa është në pritje të prezantimit zyrtar ditën e mërkurë. Megjithatë, mbrojtësi anësor e ka dhënë intervistën e parë teksa për Barca TV, ka theksuar se ai kur vesh fanellën blaugrane shndërrohet automatikisht në një Superhero.

“Jam ende i shokuar nga ajo që ka ndodhur, prej shumë kohësh unë ëndërroja rikthimin. Për mua është një privilegj dhe do të mundohemi të rikthejmë atë Barcelonën që të gjithë njohim. Sigurisht, do të jetë një proçes i gjatë, por duhet të shpejtojmë sepse nuk ka kohë për gabim. Do të kem para një sfidë të pabesueshme, një nga ato më tërheqëset. Të rindërtojmë, luftojmë dhe djersimë për të mbrojtur këtë fanellë. Janë dy fanellat të cilat kur i vesh më bëjnë të ndihem një Superhero, ajo e Brazilit dhe ajo e Barcelonës.

Tani është momenti të bashkojmë forcat dhe të japim gjithçka nga vetja. Të gjitha momentet e mia më të bukura në karrierë lidhen me Barcelonën dhe ishte e pashmangshme të mos kthehesha. Jam i surprizuar që këtë po e bëj në rolin e futbollistit, por do të pranoja të rikthehesha edhe në një tjetër rol. Dua të vazhdoj të fitoj dhe duhet të besojmë se ky është klubi më i mirë në botë”, u shpreh Dani Alves.

You may also like