Interi zyrtarizon Sanchez, kiliani rikthehet pas 1 sezoni. Ka firmosur deri në Verën e 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Sanchez vjen, Correa largohet! Tek Interi ka përfunduar merkatoja për sulmin. Rikthimi te zikaltrit i kilianit është zyrtar.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 Qershor 2024, ku do të përfitojë 2.5 milionë Euro shto këtu edhe bonuset.

Me Interin, Sançez ka luajtur 109 takime, ku ka shënuar 20 gola dhe ka fituar 3 trofe.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam El Ninjo dhe jam i lumtur që rikthehem në San Siro. Përqafime të gjithëve”.

Sezonin e kaluar Sançez mbajti fanellën e Marsejës, ku zhvilloi 44 paraqitje dhe 18 gola në Lig 1.

Pas vetëm 1 sezoni ai u rikthye në Serie A. Lojtari 34-vjeçar bëhet transferimi i 10 i klubit milanez në këtë merkato verore.

Ndërkohë që u zyrtarizua edhe kalimi i Hoakim Koreas te Marseja.

Klan News

You may also like