Interi nuk është gati, zhgënjen në miqësoren ndaj Villarrealit

by admin
Spread the love

Interi zhgënjen në ndeshjen e fundit miqësore në prag të fillimit të kampionatit italian. Zikaltërit e Inzaghit janë mposhtur 4-2 nga Villarreali në sfidën që u transmetua live në Oversport dhe Tibo.

Spanjollët kalojnë të parët në avantazh falë një goli të bukur të Pedraza, por Lukaku rikthen gjithçka në baraspeshë pak minuta më vonë.

Coquelin shfrytëzon një gabim të Asllanit dhe rikthen Villarrealin në avantazh në fund të pjesës së parë.

Pedraza shënon sërish në fillimin e pjesës së dytë, D’Ambrosio rihap sfidën, por një gol I Jackson 10 minuta nga fundi I takimit vulos humbjen e Interit. Duket se zikaltërit nuk janë akoma gati dhe duhet të përmirësohen që të jenë konkurrues në kampionat. Oversport. Tv

You may also like