“Interi më i fortë se Juvja”, ish-mbrojtësi bardhezi: Sherri Bonuçi-Dibala? E dinim të gjithë që…

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzalji, u ndal te kampionati që po zhvillohet në Itali këtë sezon. Në një intervistë të dhënë, ai u shpreh se kë sheh si favorite për titullin dhe gjithashtu foli e për sherrin Bonuçi-Dibala në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017 kundër Realit.

“Interi dhe Juvja janë dy skuadra komplet të ndryshme. Numrat tregojnë shumë, mbrojtja më e mirë e ka fituar gjithmonë kampionatin. Kjo gjë e bën Juven më të fortë dhe e menaxhon të fitojë me lojtarët që ka. Interi është një ekip i kompletuar. Kanë një sulm dhe mesfushë të madhe. Ata fitojnë me shumë gola dhe janë shumë të fortë që pësojnë pak. Në letër, Interi është më i fortë se Juventusi. Nëse ata e fitojnë kampionatin, atëherë e kanë merituar dhe demonstruar që janë skuadra më e mirë. do të shohim si përfundon.

Sherri Bonuçi-Dibala në Kardif? Ishte një lajm i rremë. E kujtoj telefonatën e Bonuçit. Ai më tha se po e shpërndanin të gjitha gazetat. Unë e lexova gjithashtu dhe isha i nxehur. I thash që të gjithë ne e dinim që ishte një gënjeshtër. Ata kishin vendosur emrin e tij, por kishin shkruar budallallëqe. Dhe mbi të gjitha ne po luanim finalen e Ligës së Kampionëve, përveç gjërave që kishin shkruar, që ishin histori të trilluara, por ne nuk e kemi bërë diçka të tillë”, tha Barzalji.

PANORAMASPORT.AL

You may also like