Interi gjen zëvendësuesin e holandezit, zikaltërve i ofrohet mbrojtësi i Arsenalit

by admin
Spread the love

Interi duket i qartë për sa i përket mbrojtësit Denzel Dumfries. Në Milano do të marrin në konsideratë çdo ofertë që vjen në drejtim të holandezit. Zikaltrit kërkojnë jo më pak se 60 milionë për ta lënë të lirë 26-vjeçarin.

Mirëpo siç raporton “Calciomercato”, Interi duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Dumfries. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit ,Takehiro Tomiyasu, i cili ka pasur një eksperiencë më parë në Serie A tek Bologna. “Topçinjtë” i kanë ofruar një shkëmbim zikaltërve mes lojtarëve.

24-vjeçari japonez, nuk po kalon një sezon edhe aq të mirë në radhët e klubit londinez. Megjithatë ai u shfaq mjaft interesant dhe i dobishëm në rrugëtimin e Japonisë në Kupën e Botës. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Facebook

You may also like