Interi gjen sulmuesin e ri pa shpenzuar, nesër vizitat mjekësore dhe firma në kontratë

by admin
Spread the love

Interi ka gjetur akordin me sulmuesin që do t’u bashkohet zikaltërve, duke u kthyer në një alternativë për Lautaro Martinez dhe Markus Turam. Sulmuesi iranian Mehdi Taremi që nga dita e nesërme mund të bëhet një futbollist i klubit zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti pritet nesër në Milano, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar më pas kontratën me klubin që kryeson Serinë A. Lojtari 31-vjeçar është nën kontratë me Porton dhe do të vazhdojë atje deri në fundin e këtij edicioni.

Por pas firmës së nesërme, ai do të kthehet në futbollistin e ri të Interit që nga vera e këtij viti duke u transferuar si lojtarai lirë. Lojtari do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me klubi italian, me opsion për një tjetër edicion nëse palët bien dakord.

Taremi shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur veshi fanellën e Portos, duke luajtur me këtë klub 171 ndeshje ku ka shënuar 86 gola e dhënë 53 asiste. Ai është pjesë e përfaqësueses së Iranit dhe në Kupën e Azisë shënoi 3 gola në 5 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like