“Interi dhe Milani me borxhe”, shpërthen De Laurentis: Zielinski frikacak

by admin
Spread the love

Aurelio De Laurentis ka sulmuar skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter për borxhet e shumta që kanë dhe bilancet negative. Presidenti i Napolit ka zhvilluar një konferencë ku ka folur për tema të ndryshme si shkarkimi i trajnerit Garsia dhe për merkaton.

SULM MILANEZËVE- “Napoli im është e vetmja skuadër në Itali që ka bilance pozitive. Ekipet e tjera kanë nga 1 miliard borxhe dhe nuk duhet as të federohen në kampionat. Por jetojmë në Itali. Ne punojmë në të gjitha aspektet dhe pse faturojmë vetëm 50% të Juventusit, Interit dhe Milanit. Duhet të jemi gjithmonë perfektë dhe të mos gabojmë asgjë. Në të kundërt unë përdor paratë e mia dhe të gamiljes për stadium dhe për 12 fusha të qendrës stërvitore. Nuk e di pse në mbledhjet që bën federata ka shumë pak presidentë. Janë vetëm Lotito, Seti dhe Perkasi. As Komiso dhe as të tjerët. Aty janë vetëm Empoli, Atalanta, Milani dhe Verona. Ato marrin vendimet që bëjnë të lumtur dhe komod Lotiton”.

ZIELINSKI- “Nuk është pjesë e listës sepse nuk po angazhohet dhe nuk po stërvitet ashtu siç duhet. Ka frikë se mos dëmtohet sepse ende nuk ka firmosur me një skuadër tjetër. Për këtë arsye po luan pak. Kështu që në skuadër marrin minuta ata që angazhohen për këtë fanellë. Po bëja një sforco për ta pasur futbollistin më të paguar të skuadrës. Në fakt nuk e kam inatin me atë, por me menaxherin e tij. Ai kërkon që të fitojë dhe të marrë sa më shumë komisione duke e transferuar në skuadra të tjera”.

GARSIA- “E largova sepse kurrë nuk më dëgjoi. Bënte gabime qesharake në përgatitjet e ndeshjeve dhe në pushim. E këshillova, por nuk mori parasysh këshillat e mia. Për këtë arsye u largua dhe ekipin ia besova Maxarrit. Ai e njeh mirë Napolin”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like