Inter mendon për pasardhësin e Sommer, për portën pëlqehet “macja” braziliane

by admin
Spread the love

Inter ka nisur të mendojë për pasardhësin e Yann Sommer në rolin e gardianit të portës. Zvicerianit i skadon kontrata në vitin 2026 dhe duke parë moshën e tij, 35 vjeç, duket se zikaltërit nuk kanë në plan t’i rinovojnë kontratën.

Kështu, Inter po studion një pistë të re nga Brazili. Bëhet fjalë për Bento, portieri i Athletico Paranaense. 24-vjeçari ka të dhëna të shkëlqyera, me një gjatësi 1.90 centimetra, “mace” dhe shumë teknik me këmbët.

Bento, së fundmi është bërë pjesë edhe e kombëtares së Brazilit duke fituar edhe më shumë vëmendje. Për portierin brazilian në garë është edhe Chelsea, megjithatë në kampin zikaltër janë optimist se mund ta bëjnë të tyrin për shifrën e 20 milionë eurove.

Kjo nuk është hera e parë që Inter afrohet me gardianin e Athletico Paranaense pasi edhe në verën e shkuar pati interes nga italianët, madje vetë Bento e pranoi se për të do të ishte një ëndërr transferimi në Milano. Këtë verë, ëndrra mund të bëhet realitet dhe ndoshta do të mjaftojë një këmbëngulje më e gjatë nga Inter për të siguruar kështu portierin e së ardhmes.

You may also like