Inter-Juve, derbi i Italisë për finalen e Kupës, si mund të rreshtohen rivalët e përjetshëm

by admin
Spread the love

Inter dhe Juventus, në aktin e radhës të rivalitetit të jashtëzakonshëm, zbresin në fushë të mërkurën mbrëma në kërkim të një bilete për finalen e Kupës së Italisë.

Me kujtimet e polemikave dhe tensionit të ndeshjes së parë ende të freskëta, me atë gol të Lukakut që ekuilibroi shifrat në 1-1 gjithçka mbetet e hapur.

Të dyja skuadrat janë gati të shkarkojnë gjithë bateritë në një ndeshje ku luajnë shumë. Jashtë luftës për titull në kampionat, zikaltër e bardhezinj shohin shansin e vetëm për lavdinë brenda territorit Italian, pikërisht te Kupa, me Interin që kërkon të mbrojë trofeun e fituar sezonin e kaluar pikërisht përballë bardhezinjve me atë sukses 4-2 të gatuar nga dygolëshi i Perisic në shtesën e finales.

Gjithsesi, tani një tjetër histori është gati të shkruhet dhe në të dy kampet, Simone Inzaghi dhe Allegri kanë gati planin e një beteje të jashtëzakonshme.

INTER

Dy janë dyshimet në mendjen e Simone Inzaghit, për një sfidë ku mbështetja pritet të jetë e jashtëzakonshme në një San Siro ku janë shitur të gjitha biletat. Dyshimi më i madh i përket partnerit në sulm të Lautaro Martinez, Lukaku apo Dzeko?

Sulmuesi belg është karikuar nga dygolëshi ndaj Empolit, ku Interi rigjeti dyshen e sulmit që sillte titullin, por trajnerin i duhet të menaxhojë forcat e të gjithëve në një finale intensive sezoni mes Kupës së Italisë, gjysmëfinaleve të Champions dhe luftës në kampionat. Për këtë arsye kandidatura e Dzekos që ishte pushim ndaj Empolit është me kuotuara me një stafetë mes sulmuesve me ndeshjen në zhvillim e sipër. balotazhi i dytë është në kabinën eregjisë, kush do të jetë mes Brozovic dhe Calhanoglu?

Në Empoli ishin të dy titullarë, kundër Juves me shumë mundësi do të ketë hapësirë për kroatin përkrah Barela dhe Mkhitarian, me Dumfries dhe Dimarco nga krahët. mes shtyllave do të jetë Onana dhe në mbrojtje Darmian e Bastoni.

Inter duhet të bëjë kujdes me kartonat e verdhë, pasi Onana, Dimarco, Gosens, Brozovic, Correa, Lautaro e Lukaku nëse ndëshkohen humbasin finalen e programuar në 24 maj.


Top Channel

You may also like