Inter gjithnjë e më afër me Zielinski, “Corriere dello Sport”: Marotta godet një transferim të lirë

by admin
Spread the love

“Corriere dello Sport” në stendat e gazetave të sotme u përqëndrua edhe tek Interi, i cili ka në kontroll Piotr Zielinski.

Kontrata e mesfushorit polak me Napolin skadon në qershor të vitit 2024, një situatë shumë tërheqëse për zikaltërit. Ka klube të ndryshme të interesuara për të, përfshirë Juventusin, por duket se Inter e ka mbyllur marrëveshjen.

Zielinksi pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me opsion për një të katërt, me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.

Shifra që do të rregullohen nga bonuset me nënshkrimin e kontratës. Rrjedhimisht, në Milano Zielinski do të fitojë më shumë se marrëveshja e fundit e bërë me Napolin pasi do të shkojë përtej 5 milionëve.

Në çdo rast, është gjithashtu e besueshme se De Laurentiis do të tentojë ta mbajë në ekip, megjithëse rinovimi tashmë është i bllokuar për shkak të distancës midis klubit dhe agjentit të polakut./h.ll/abcnews.al

You may also like