Inter apo Juventus? Agjenti i Cambiaso: I pëlqen të dyjave, të shohim

by admin
Spread the love

Tashmë nuk është më thjesht një thashethem merkatoje. Talenti i Genoas, Andrea Cambiaso pëlqehet dhe ndiqet me interes nga dy gjigantët e Serie A, Inter dhe Juventus.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i lojtarit më parë, ndërsa së fundmi ai ka folur sërish për këtë tem. I intervistuar nga Sportitalia, Bia konfirmoi edhe njëherë interesin nga të dyja klubet.

“Të dyja e duan atë, të shohim se kush do ta marrë. Kë preferon Cambiaso? Është indiferent për këtë gjë, janë të dyja shumë skuadra të rëndësishme”, u shpreh ndër të tjera, Bia, agjenti i Cambiasos. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC, Facebook

You may also like