Integrimi në BE proces mbipartiak – duhet pjesëmarrja e të gjithëve – Shqip

by admin
Spread the love

“PAS NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE KA SHUMË REFORMA ME SHUMICË PREJ DY TË TRETAVE”

Për përfitime politike, VMRO-DPMNE-ja tashmë dy vite bllokon të gjitha proceset në Kuvend – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski për Agjencinë e Lajmeve MIA, sic percjell KlanM, duke komentuar deklaratën e djeshme të Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq se për ndryshimet kushtetuese është koha të nisin negociatat me VMRO-DPMNE-në.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë vetëm një nga vendimet që duhet të miratohen nga vendi dhe për të cilat nevojitet shumica prej dy të tretave.

“Pas ndryshimeve kushtetuese pason reforma e sistemit gjyqësor dhe për këtë duhen dy të treta. Reforma e sistemit të Prokurorisë, reforma e decentralizimit, reforma e administratës publike, për të gjithë duhen shumicë prej dy të tretave. Nëse secila parti politike këto reforma I kushtëzon me zgjedhje, kjo do të thotë se para cdo procesi reformues duhet të shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Dimitar Kovacevski.

Kryeministri, sic njofton KlanM, ka theksuar se që në fillim të procesit të skriningut me BE-në, VMRO-DPMNE-së I është dërguar ftesa që të dërgojnë ekspertë të tyre që do të marrin pjesë në ekipet negociuese dhe të kyçen në procesin e negociatave. Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje partive opozitare se procesi i integrimeve evropiane është process mbipartiak ku duhet pjesëmarrja e të gjithëve.

VMRO-DPMNE-ja kategorikisht kishte refuzuar ftesën, duke potencuar se gjëja e vetme për të cilën mund të bisedojnë me Qeverinë janë organizimi I zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

You may also like