Integrimi i Shqipërisë në BE/ Varhelyi:Nëse ne nuk vendosim është tallje me veten

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është shprehur se fakti që ende nuk ka një vendim për Shqipërinë për t’u integruar në BE,  nuk do të thotë që kjo është një tallje me Shqipërinë.

Ai theksoi se ajo që do të bëjmë është që të përomovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate duke theksuar se vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare.

“Është një situatë serioze, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Nëse ne nuk e vendosim për këtë gjë ne po tallemi me veten. Pra BE po tallet me veten. Kjo është një fjalë e rëndë për të thënë, prandaj nuk po e them këtë.

Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidatet. Vendimit nuk i kemi ne në dorë. Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare”, tha komisioneri.

 

 

You may also like