Instalacioni i drurit 4 mln €, Këlliçi: Rama s’heq dorë nga ‘arti’ i vjedhjes

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka vendosur një instalacion druri në oborrin e brendshëm të kryeministrisë që kushton 4 mln €.

Këlliçi shprehet se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ‘arti’ i vjedhjes ndërsa shton se ai qëndron pas çdo afere korruptive. Më tej Këlliçi shkruan se shqiptarët duhet të heqin dorë prej tij, jo prej Shqipërisë

Statusi i Këlliçit:

“Një dru i shtrembër bëhet instalacion

Edi Rama, stilisti që qëndron pas çdo afere shumëmilionëshe, ai që e hedh paranë lumë për inceneratorë por që nuk ngriti kurrë rroga e pensione, do u marrë shqiptarëve edhe 3.7 milionë euro për të ndërtuar një biçim vepre artistike, nga ato të vetat.

Puna me dru e quajtur “Parku Eden” do të na kushtojë 3.7 milionë euro, me gjithë “hak pune”.

Nuk mund ta quanin “Kopshti i Edenit” pasi është shumë larg të qenurit vendi ideal.

Rama nuk heq dorë nga “arti” i vjedhjes.

Shqiptarët duhet të heqin dorë prej tij, jo prej Shqipërisë!“-shkprehet Këlliçi.

You may also like