Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin

by admin
Spread the love

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij.

Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like