Insigne: Një fitore që peshon shumë, besojmë te titulli kampion

by admin
Spread the love

Napoli arriti një fitore me shumë vlera kundër Atalantës dhe mban gjallë shpresat për titull, në pritje të një hapi flas të Milanit. Sakaq, pas ndeshje foli për mikrofonat e DAZN edhe Lorenzo Insigne i cili shënoi edhe golin e parë të këtij takimi.

“Kjo fitore sigurisht që peshon shumë, por ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, bëjmë pjesën tonë dhe shohim se ku do të arrijmë. E dinim që do të ishin tre pikë të vështira. Bëmë atë që duhej të bënim, le t’i gëzojmë tre pikët, por duke filluar nga nesër duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

ITALIA- “Më vjen keq që nuk do të shkojmë në Botëror. Është një zhgënjim i madh dhe unë mund të kërkoj vetëm falje për tifozët. Sot ishte e rëndësishme të fitonim dhe po e shijojmë këtë fitore”.

DEDIKIMI I GOLIT- “Për djalin tim të madh, nesër është ditëlindja e tij. Para ndeshjes ai më dërgoi një mesazh duke më kujtuar se nesër është festa e tij dhe doja t’i kushtoja një gol”.

SCUDETTO- “Kemi besuar gjithmonë dhe vazhdojmë të besojmë te titulli kampion. Mungojnë shtatë ndeshje të rëndësishme dhe në të shtata duhet të përballemi në mënyrën e duhur”. /oversport.tv

You may also like