“Inkuadrimi i Aleancës në qeveri, çështje e kryer”, por pse LSDM dhe BDI kanë nevojë edhe për një parti në koalicion?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pse LSDM-së dhe BDI-së u duhet edhe Aleanca për shqiptarët në koalicionin qeverisës!? Për këtë analisti Sefer Selimi në Click Plus kishte përgjigje të prerë.

“E para LSDM-ja që do të çlirohej nga frika e mospasjes së kuorumit dhe vjen në një pozitë më komode, që të mund t’i ecë përpara agjendat e veta programore, politike e kështu me radhë. BDI-ja ose thënë më drejtpërdrejt Ali Ahmetit që do të hiqte prej supesh, përveç që nuk do të shkojë më në Kuvend, heq edhe presionin e asaj shumice, që është siç është dhe nuk është shumicë stabile sepse ke tre deputetë të cilët nuk e japin pa kushte mbështetjen për qeverinë”, tha Sefer Selimi – analist.

Ndërkaq për analistin Arben Ratkoceri puna e inkuadrimit të Aleancës në shumicë, është e kryer dhe se kanë mbetur pezull vetëm çështjet teknike për t’u definuar.

“Sa do të jetë për shtetin e para ose për shoqërinë shqiptare i dobishëm ky koalicion?

Domethënë ti po ngrit hipoteza se hyrja e ASh-së në qeveri mund të jetë e gabuar?

Jo, jo! Nuk gabon. Personalisht jam dakord që Aleanca të futet në qeveri sepse ka shumë arsye. Aleanca është e vetmja parti politike, i vetmi organizim politik të shqiptarët në Maqedoni, që mbledh një strukturë, që mbi 20 vite njerëzit e saj janë në opozitë, një strukturë të shoqërisë shqiptare të cilët për shkak të bindjeve të tyre ka 20 vite që paguajnë çmim në këtë shtet”, pohoi Arben Ratkoceri – analist.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, tha se BDI-së dhe vetë kryetarit të saj, Ali Ahmetit, nga ndërkombëtarët i është kërkuar që në këto momentet delikate dhe të rëndësishme për vendin, të ketë unitet mes forcave shqiptare.

“Në adresë të partisë sonë dhe te zotëri Ahmeti nga miqtë tanë, të cilët ia duan të mirën këtij vendi, që duan ta shohin këtë vend më me perspektivë e të begatë, kërkojnë që në këto momente të rëndësishme edhe me këto sfida që po përballemi ne, të demonstrojmë unitet dhe të mos kemi divergjenca”, pohoi Arbër Ademi – nënkryetar i BDI-së.

Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, duke folur për futjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, tha se sipas informacioneve që ka ai, një njeri i afërt i ish-liderit të ASH-së, Ziadin Sela po udhëheq negociatat për përfshirje e ASH-së në qeveri. Sipas Rexhepit, tani nuk po kuptohet kush dëshiron më shumë të bëhet pjesë e qeverisë, ish-lideri apo u.d. aktual i ASH-së.

You may also like