Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

by admin
Spread the love

Shefja e re e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan tha se është përjashtuar nga tregu i pasurive të patundshme në Stamboll, për shkak të inflacionit, prandaj ka vendosur të jetojë me prindërit.

“Nuk kemi gjetur shtëpi në Stamboll. Janë tmerrësisht të shtrenjta. Jetoj tani me prindërit e mi”, ka thënë 44-vjeçarja, e cila e ka marrë postin në qershor, pas dy dekadave që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Erkan ka punuar më parë në kompani të mëdha amerikane si “Goldman Sachs” dhe “Bankën First Republic”  dhe tani ka synim që të luftojë rritjen e çmimeve.

“A është e mundshme që Stambolli është më i shtrenjtë se Manhatani?”, ka pyetur ajo, sipas REL.

Inflacioni në Turqi tani ka arritur në 61 për qind.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan besohet se ka ndihmuar në rriten e inflacionit, përmes vendimeve që ka marrë, mirëpo është zotuar se ekipi i ri i ekonomistëve, me përvojë në SHBA, do ta luftojë krizën ekonomike.

Për ta luftuar zemërimin në rritje, zyrtarët kanë marrë vendim që qiraja të mos rritet më shumë se 25 për qind, ndonëse ekspertët besojnë se diçka e tillë vetëm ka krijuar tensione të reja, pasi pronarët po dëbojnë qiraxhinjtë, që të gjejnë banorë të ri, me çmime të reja të banesave.


Top Channel

You may also like