Infertiliteti ul numrin e lindjeve, krijohet njësia mjekësisë fetale në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

by admin
Spread the love

Numri i lindjeve në rang kombëtar ka rënë gati me 17 %, por e kundërta ka ndodhur në Tiranë për shkak të mbipopullimit të saj.

Këtë e konfirmon drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj e cila shpjegonte se në uljen e lindshmërisë një ndër faktorët është dhe rritja e infertilitetit.

“Në maternitetin tonë numri i lindjeve nuk ka rënë. Vihet re në nivel kombëtar që mund të ketë rënie të numrit të lindjeve dhe është e vërtetë, që ka problematika të lidhura me infertilitetin, pra zonjat të cilat janë në një moshë me të re se më përpara që vijnë me shqetësimin se nuk po arrijnë lehtësisht një shtatzëni. Problematikat janë të ndryshme, të palidhura me sistemin shëndetësor. Është obeziteti, jeta sedentare, është mosha e lartë e shtatzënisë së parë”, shprehet Eliona Demaliaj.

Por pas sa kohësh duhet të shqetësohet një çift që nuk arrin të ketë një shtatzëni ?

“E para është që shqetësimi të mos kthehet në panik. E dyta, pas një viti tentativë për të pasur një gravidancë dhe mosarritjes së saj duhet të paraqiten tek mjeku specialist për të bërë konsultat dhe ekzaminimet. Thirrja ime është që të gjithë ato çifte të cilët kanë probleme me infertilitetin, ta lënë jashtë stigmën apo turpin  dhe të shkojnë tek mjeku që të trajtohen”, shprehet drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Në këtë maternitet është krijuar njësia e mjekësisë fetale, çka do të thotë ekografi të një cilësie të lartë gjatë shtatzënisë

“Është një lajm shumë i bukur. i cili vjen për krijimin e cilësisë së mjekësisë fetale në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, e cila do të bëjë më shumë trajnime dhe më shumë aftësi për mjekët, më shumë aparatura të nivelit bashkëkohor dhe të nivelit më të lartë të teknologjisë, jo vetëm pë rspitalin tonë por edhe për mjekë të tjerë obstetër-gjinekologë në Shqipëri, në mënyrë që të kapen komplikacionet apo të vendoset diagnoza prenatale përpara lindjes, për të gjitha patologjitë që një shtatzëni mund të ketë”, u shpreh drejtoresha Eliona Demaliaj.


Top Channel

You may also like