Infermieria plot ndikon merkaton te Milani, kuqezinjtë duan djalin e Redondos dhe mbrojtës

by admin
Spread the love

Emri i Federiko Redondos është rikthyer përsëri në modë në “Casa Milan”. Nevoja për mesfushorë shtyn drej interesit për Federiko Redondon, djali i Fernandos (ish-kuqezi) që kushton 10-12 milionë euro.

Në planet e “djallit” është edhe Rafa Silva, por sulmuesi portugezi shihet më shumë si një emër merkatoje për verën. Më pas është problemi i mbrojtjes që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Loid Keli dhe Tosin Adarabiojo janë në përfundim të kontratave përkatëse dhe do të tentohen falas në verë, ndërkohë që njëri mes Kuasit të Seviljes, Shalobës së Çelsit dhe Kiviorit të Arsenalit duhet të vijë përpara 31 janarit. Formula mbetet ajo e huazimit.

Duke pasur parasysh urgjencën e lëndimeve në mbrojtje, planet e Milanit përfshinin synimin për të nënshkruar me dy qendërmbrojtës gjatë merkatos së janarit: i pari ishte Mateo Gabbia, teksa i dyti mund të mos vijë. Arsyeja është e thjeshtë: pas Marko Pelegrinos, i cili duhet të jetë të paktën në stol të shtunën kundër Bolonjës, edhe qendërmbrojtësit e tjerë të dëmtuar po ecin me shpejtësi drejt rikthimit në fushë.

I pari që do të kthehet do të jetë Malik Çaut, që thuhet se do të jetë në dispozicion në gjysmën e dytë të shkurtit. Disa ditë më vonë (fundi i shkurtit) Fikajo Tomori duhet të shfaqet m me grupin, ndërsa i fundit që do të rikthehet do të jetë Kalulu në mars. Prilli gjithashtu do të ketë rikthime, por do të jetë rasti i Pobegës.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like