Industria e bukës e prerë: Buka nuk do të shtrenjtohet

by admin
Spread the love

Nuk do të rritet çmimi i bukës – sigurojnë nga industria e prodhimit të bukës. Nëse ndodhin rritje drastike të çmimeve të energjensave apo rryëmës, presin që Qeveria të reagojë me kohë dhe të mos lejojë të shtrenjtohet produkti themelor i ushqimit.

Nga Grupacioni i industrisë për prodhimin e bukës, i kanë vlerësuar si spekulime informacionet për rritjen e mundshme të çmimit të bukës. Ky grupacion siguron se çmimet momentale në bursa të grurit, miellit dhe bukës, për një kohë të gjatë, do të mbeten në këtë nivel.

“Krahas indikacioneve të bursës, Grupacioni ynë në konsultim me anëtarët, me prodhuesit më të mëdhenj industrial të bukës, vërtetoi se tema për rritjen e çmimit të bukës vetëm janë spekulime të nxitura nga rritja e çmimeve të produkteve tjera të ushqimit”, tha Goran Malishiq.

Temën e shtrenjtimit të bukës si spekulative dje e ka quajtur edhe Ministri për Financa, Fatmir Besimi. Ai tha se nuk ndryshime të çmimit të bukës duke bërë thirrje që në kohë të krizës të mos spekulohet me shtrenjtime.

Ministri Besimi tha se Qeveria është e gatshme të bisedojë me industrinë e bukës dhe të reagojë në mënyrë adekuate, në aspek të krizës së çmimeve./KlanMacedonia

You may also like