INDONEZI – Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në furrën e shkrirjes së metaleve

by admin
Spread the love

XHAKARTA, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Nga shpërthimi në një fabrikë shkrirjeje melatesh në ishullin indonezian të Sulawesi u vranë 13 punëtorë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi ndodhi të dielën në mëngjes gjatë punës së mirëmbajtjes në një furrë metalesh në Indonezia Tsingshan Stainless Steel.

Ndër 13 viktimat ishin pesë punëtorë të huaj nga Kina, ndërsa 38 punëtorë u plagosën nga shpërthimi.

Një zëdhënës i zonës industriale ku ndodhi shpërthimi tha se punëtorët po riparonin dhe instalonin pllakat në furrë.

“Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një lëng shpërthyes në pjesën e poshtme të furrës, i cili ka ndodhur gjatë punimeve të riparimit.

”Aty pranë ka pasur tuba oksigjeni, të cilët janë shpërthyer nga shpërthimi i parë”, thuhet në njoftimin për shtyp. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like