Indianë e pakistanezë të besimit i Sikh celebrojnë festivalin Baisakhi në tempullin verior (fotot)

by admin
Spread the love

Besimtarë indianë e pakistanezë të fesë lokale Sikh celebronin sot festivalin Baisakhi në tempullin Panxha Sahib në qytezën Hasan Abdal, në veri te Pakistanit.

“Nuk ka ndryshime mes indianëve e pakistanezëve në rajonin e Punxhab. Ne ndjehemi sikur kemi ardhur në shtëpi,” thote Manjeet Kaur, besimtar indian që po viziton Pakistanin.

Një nga tempujt më të shenjtë të festivalit Baisakhi është ai në qytetin verior pakistanez Hasan Abdal, ku vijnë çdo vit rreth 2000 pelegrinë nga India, kryesisht nga rajonet Punxhab e Haryana.

Qindra burra e gra të veshur në rroba shumëngjyrëshe rreshtohen në tempull për të dëshmuar leximin e vargjeve të Guru Grant Sahib, libri shenjtë i Sikhizmit.

Gjatë 48 orëve të festivalit, libri lexohet vazhdimisht nga besimtarët dhe në fund ata bëjnë lutje kolektive.

Dita e Baisakhi celebron përvjetorin e themelimit të besimit nga shenjtori dhjetë Sikh, Guru Gobind Singh.

Pelegrinët indianë të festës vijnë në këmbë duke kaluar kufirin Indi-Pakistan më 12 prill, teksa qëndrojnë zakonisht deri më 21 prill, për kryerjes së vizitave në disa vende të shenjta aty.

Sikhizmi është themeluar në shekullin e 16 nga Guru Nanak, dhe llogaritet se ka rreth 20 milionë ndjekës në të gjithë botën.

Në Pakistan gjendet vendet më të shenjta të fesë dhe aty jeton një popullatë prej disa dhjetra mijëra Sikh.