Indi, garë me kohën për të shpëtuar 41 punëtorët e bllokuar në tunel – Shqip

by admin
Spread the love

Rritet shqetësimi tek familjarët e punëtorëve të bllokuar, zyrtarët kanë plane të reja

Autoritet indiane po përgatisin plane të reja për të shpëtuar punëtorët e bllokuar brenda një tuneli pas një jave përpjekjesh të dështuara. 41 punëtorë , të bllokuar në tunelin e autostradës në shtetin Uttarakhand që nga 12 nëntori, po furnizohen me ushqim, ujë dhe ilaçe përmes një tubi.

Operacioni i shpëtimit  ka hasur në pengesa dhe gjendja psikologjike në mesin e punëtorëve dhe të afërmve që prisnin jashtë është e ulët. “Autoritetet po na premtojnë çdo ditë se do të shpëtohen ditën që vjen. Çdo ditë dëgjojmë të njëjtën gjë.“

Mediat vendese  shkruajnë se punëtorët e bllokuar vuajnë nga të vjellat, dhimbje koke, stres dhe probleme me stomakun. Një makinë e re shpimi mbërriti në vendin e ngjarjes të shtunën për të zëvendësuar atë që u dëmtua.

Autoritetet deri më tani kanë shpuar 24 metra, por do të duheshin deri në 60 metra për të lejuar punëtorët të dalin në sipërfaqe. Por ndërsa operacioni i shpëtimit  në ditën e tij të 8-të, shqetësimi është rritur tek familjarët e punëtorëve të bllokuar të cilët presin me ankth të dashurit e tyre.

Klan News

You may also like