INDI – Dhjetëra persona nën rrënoja pas shembjes së tunelit në autostradë

by admin
Spread the love



NJU DELHI, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Punonjësit e shpëtimit në Indinë veriore janë duke kërkuar punëtorët e bllokuar të ndërtimit pas shembjes së pjesshme të një tuneli në autostradë, raportoi media lokale.

“Rreth 36 deri në 40 persona mund të mbeten të bllokuar në tunelin e shembur pranë qytetit të vogël të Utarkashit në shtetin Himalajan të Utarakhandit”, raportoi sot “Hindustan Times”.

Sipas raportit, 160 punonjës të emergjencës u angazhuan në punën e shpëtimit në vend.

“Afërsisht 150 metra e tunelit 4,5 kilometra të gjatë u shemb sot në mëngjes”, tha gazeta.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKumbaro: Gjirokastra këtë vit ka pritur 300 mijë turistë
Artikulli tjetërJakupllari: Projektbuxheti 2024 jep pak para për Shëndetësinë


You may also like