Incidente në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, tifozeritë hedhin mjete piroteknike drejt njëra-tjetrës

by admin
Spread the love

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Lazios dhe Celticut është përcjellur edhe me incidente në tribuna.

Tifozeritë e dy skuadrave u përplasën në tribunat e stadiumit “Olimpico”.

Dy tifozeritë kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të njëra tjetrës, me pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

“Lufta” kishte filluar në rrjetet sociale mes dy palëve, ndërsa nuk kishin munguar edhe parullat tallëse dhe fyese të shpalosura gjatë ditës në Romë.

Por me hyrjen në stadium të mbështetësve të të dy palëve, situata ka përshkallëzuar. Fillimisht ka nisur gjuajtja mes fishekzjarrë mes tyre, duke krijuar situatë kaotike në tribuna.

Më pas, tifozët e Celtic kanë nisur kore duke kënduar këngën e famshëm “Bella Ciao” e cila është këngë për partizanët, “armiq” të ideologjisë fashite që mbështetin ultrasit e Lazios.

Kjo ishte arsyeja pse edhe tifozët e Celtic zgjodhën të këndonin pikërisht këtë këngë sot në stadium./Lajmi.net/

You may also like