Immobile: Mënyra si pritet në qytet derbi, e bën këtë sfidë të veçantë

by admin
Spread the love

Mbreti i bomberave bardhekaltër Ciro Immobile ka folur për faqen zyrtare të Lazios në prag të derbit të kryeqytetit që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 dhe mund ta ndiqni live në Oversport.

Golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në derbi me 6 gola në 12 ndeshje të luajtura (4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje), kapiteni i Lazios është gati për sfidën kundër skuadrës së Mourinhos.

“Duhet të them se pres një atmosferë të ngjashme me nivelin e koreografive, tifos dhe ngjyrave. Është gjithmonë një ndeshje emocionuese, më shumë se të tjerat që kam luajtur në karrierë.

Kujtimi më i bukur? Të gjithë golat e shënuar në derbi janë të bukur, pastaj sigurisht që janë ata që na kanë dhuruar fitore. Prandaj, për momentin të preferuarit e mi janë ata që kam shënuar në të dyja sfidat gjysmëfinale të Kupës së Italisë në vitin 2017.

Pse është një ndeshje speciale? Pritja e bën të tillë. Flitet gjatë gjithë javës, duket sikur bllokohet qyteti dhe të gjithë mendojnë vetëm për derbin. Kjo e bën më emocionuese dhe interesante”, ka thënë Immobile. / Oversport.tv

You may also like