Imazhet satelitore zbulojnë vendndodhjen e Prigozhin! Çfarë po ndodh në bazën Wagner në Bjellorusi

by admin
Spread the love

Imazhet e reja satelitore tregojnë se rreth 300 automjete kanë mbërritur gjatë tre ditëve në bazën ushtarake të grupit Wagner në Tsel, Bjellorusi. 

Kjo vjen pasi tendat e trupave u ngritën për herë të parë në bazë më 26 qershor, dy ditë pasi u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund tentativës për grusht shteti të Wagner në Rusi. Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte që trupat e Wagner të lëviznin në Bjellorusi. 

Imazhi i mësipërm, i marrë më 19 korrik, tregon afërsisht 60 kamionë të mëdhenj në bazën pranë Tsel, e cila është rreth 65 milje në juglindje nga kryeqyteti Minsk. Kjo zonë e bazës ishte bosh vetëm disa ditë më parë.

Kamionët më të mëdhenj mund të përdoren për të transportuar sasi të mëdha pajisjesh dhe furnizimesh. Ky nuk është aktiviteti i vetëm që është zhvilluar kohët e fundit në bazë. Një video e postuar dje në internet, tregon liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin duke folur me trupat në bazë. 


Top Channel

You may also like