Ilir Peci shkarkon nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviqin

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, njofton se sot ka vendosur ta shkarkojë nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviqin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci sqaron se ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mospunës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.

Pavarësisht kësaj, ai shprehet se do të vazhdojë të punojë dhe shërbejë bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e tij si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim.

Pantoviq dje u takua me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin tha se biseduam për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit dhe për thellimin e bashkëpunimit mes komunës dhe pushtetit qendror në Prishtinë.

Ndërkaq, para tre ditësh, ajo e kishte bërë një postim në llogarinë e saj në Facebook, duke thënë se partitë PDK dhe Lista serbe janë të ngjashme.

You may also like