Ilir Meta paralajmëroi rikthimin në politikë, Nazarko tregon çfarë rrezikon Presidenti

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Nazarko teksa komento sot në rubrikën ‘Opinion’ sitatën politike në vend, u ndal edhe te rikthimi i Presidentit Ilir Meta në politikën aktive, fill pas përfundimit të mandatit në verën e 2022. Sipas Nazarkos, do të ishte e udhës që Meta të mbante një figurë të qetë dhe të paqtë e të mos krijonte probleme.

Komenti i Nazarkos:

“Ishte e nënkuptuar ky kthim mbrapa ndonëse është i pritshëm. Besoj se në fund zoti Meta do të kuptojë se pavarësisht moshës së tij të re të vijojë në klimën dhe atë që është kostumi presidencial i të bërit politikë dhe jo kthimi në një skenarë apo format që është përdorur me shumë sukses nga zoti Rama si një skenar frikësues për elektoratin gri në zgjedhjet e prillit. Zoti Meta për shkak të eksperiencës së gjatë ka veshur shumë kostume shtetërore. Ai ka demonstruar që kur do, arrin të demonstrojë sjellje të urta institucionale. Shpresoj të mos kapet nga sindroma e zotit Berisha që është brenda të drejtës së vet për të zhvilluar një betejë për të pastruar veten, që në fund të fundit e pasuron jetën e tij në këtë moshë fizike dhe politike që ka. Shpresoj se zoti Meta ta zgjidhë më ndryshe nëse do të ketë probleme dhe të mos zgjedhë rrugën e përplasjes, si me SHBA dhe brenda lojës së brendshme politike”, u shpreh Nazarko.

You may also like