Ilir Demalia tregon se çfarë po ndodh në Shqipëri: Pronarët për 30 vite enden gjyqeve! Në cilin vend lejohet grabitja e pronës private?

by admin
Spread the love

Analisti Ilir Demalia shkruan se prona publike dhe private vazhdon të grabitet në Shqipëri. Sipas tij, qeveritarët që prej 30 vjetësh kanë lejuar me qëllim banditizmin dhe grabitjen e pronës private dhe publike.

Ai shton se pronarët me tapi sillen gjyqeve prej 30 vjetësh, bile dhe kërcënohen për të drejtën e tyre nga grabitësit banditë në tokat e këtyre pronarëve.

“Na ktheni pronat tona! Nuk ndodh në asnjë vend demokratik kjo që po na merrni pronat! Thërrisnin banorët e 5 majit para Parlamentit. Në cilin vend demokratik dhe shtet te së drejtës lejohet grabitja e pronës publike dhe private, zonja dhe zotëri?!! Fajin nuk e keni ju, fajin e kanë qeveritarët që prej 30 vjetësh kanë lejuar me qëllim banditizmin dhe grabitjen e pronës private dhe publike, duke legalizuar vjedhjen, grabitjen banditizmin se të tillë janë vetë qeveritarët dhe administratorët e shtetit bandit dhe cub e hajdut prej 30 vjetësh. Pronarët me tapia sillen gjyqeve prej 30 vjetësh, bile dhe kërcënohen për të drejtën e tyre nga grabitësit banditë në tokat e këtyre pronarëve. Grabitësit duan strehe dhe vlerën e tokës se grabitur me vlerën e tregut sot. Pronarëve me tapia i premtojnë kompensim me vlerën e tregut të vitit 1947?!! Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e bandës shtet dhe popullit …. “trim, punëtor dhe liridashës”, shkruan Demalia.

You may also like