Ilir Daja flet pas fitores në derbi kundër Dritës: Shfrytëzuam momentet e pakta që i kishim

by admin
Spread the love

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ilir Daja, e ka vlerësuar fitore shumë të madhe atë ndaj Dritës në udhëtim.

Ballkani fitoi të shtunën me rezultatin 1:0, ndërsa për trajnerin Daja, ky është edhe bonus në aspektin psikik.

“Udhëtimi në Gjilan te Drita ishte shumë i vështirë. Ishte një ndeshje me atmosferë për të luajtur futboll, sepse stadiumi ishte i mbushur me përkrahës të Dritës.

Futbolli luhet për tifozë. Prania e tyre i jep një tjetër imazh lojës. E dinim që do të ishte vështirë dhe e dinim se ndeshja do të vendosej nga episode të caktuara, ashtu siç u shënua goli.

Ishim gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Shfrytëzuam momentet e pakta që i kishim. Kjo fitore na jep edhe një bonus në anën psikologjike”, theksoi Daja pas ndeshjes.

Daja në krye të Ballkanit debutoi me fitore ndaj Malishevës në Kupë. Më pas i fitoi edhe katër ndeshje rresht në elitën e futbollit të Kosovës.

You may also like