Ilaçi “Trikafta” – Terapi vetëm për tetë pacientë (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

PACIENTËT ME FIBROZË CISTIKE DUHET TË PRESIN NDRYSHIME LIGJORE

Tetë pacientë me fibrozë cistike të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore do të jenë të parët të cilët do të marrin terapinë e nevojshme, ndërsa, sic njofton KlanM, 22 pacientë tjerë të cilët janë në gjendje të mesme të rëndë poashtu do t’u sigurohet ilaçi. Kështu sot deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali pas takimit me kolegun e tij të financave Fatmir Besimi. 

“Përshkak se fillojmë me këtë lloj terapie ne jemi më shumë të fokusuar me pacinetët që kanë gjendjen më të rëndë. Natyrsisht që brenda kohës përshkak ndryshimeve të ligjit që do të behën dhe lehtësimet dhe komunikim direkt me prodhuesin e këtij ilaçi do të mundemi edhe në tëardhmen t’i trajtojmë pacientët e tjerë. Por nuk dua që të kufizohemi sa i përket aspektit kohor se kur do të arrijë ilaçi” – tha Bekim Sali.

Të dy ministrat nuk dhanë datë të saktë se kur mund të arrijë ilaçi, pasi që duhet që të bëhet ndryshim në ligjin e deritanishëm.

“Kishte konstatim se me gjasa do të ketë nevojë për ndryshime ligjore të caktuara që të mundësohet furnizim direkt prej prodhuesit. Kjo për një kohë të shkurtër do të jetë në seancë të Qeverisë dhe Kuvendit, do të dërgojmë mesazh nga Qeveria deri tek të gjithë deputetët, në procedurë të shpejtë të kalohet në Kuvend që të mund të bëhen bisedime direkte me prodhuesin” – tha Fatmir Besimi.

Me diagnozën fibrozë cistike në vend, sic njofton KlanM, ka rreth 130 pacientë, por jo të gjithë janë pacientë potencial të cilët kanë nevojë për ilaçin “Trikafta”. Asociacioni për Fibrozë Cistike ka paralajmëruar protestë nesër para Qeverisë të RMV-së. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like