Iku nga Portokallia, zbulohet emisioni i ri ku do ta shohim tani e tutje Florian Binaj

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, Florian Binaj lajmëroi largimin nga Portokallia pas 18 sezonesh, duke thënë se do emrrej me një cështje shuëm më të madhe që ka të bëjë me të drejtat e autorit.

Ndërkohë pak minuta më parë është zbuluar se Binaj do rikthehet shumë shpejt me një emision televiziv larg humorit, do jetë një emision investigativ.

Flori jo vetëm që ka ndryshuar zhnër nga humori te fusha investigatvie, por ka ndryshuar dhe ekran nga Top Channel në ABC. Lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni në fjalë.

Gjithçka është gati tashmë dhe “Piranjat” e ABC pritet të futen në aksion. Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuari të martën e ardhshme në ABC. Studioit janë gati, moderatorët, gazetarët dhe teknikët po ashtu.

Me drejtues Florian Binajn dhe Arilena Aran, “Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak gishtin me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!

Gjithçka nis të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë, sepse “Piranjat” janë programi televiziv ku çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk është i sigurt.


You may also like