Iku në Amerikë, ja si kujdesemi për vajzën tonë

by admin
Spread the love

Rudina Hajdari ka konfirmuar publikisht ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë. Kohë më parë, Rudina zbuloi se ishte duke përjetuar një krizë bashkëshortore. E këtë krizë çifti nuk e kaluan dot, duke u ndarë nga njëri-tjetri.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Hajdari u shpreh se tashmë ai jeton në Amerikë dhe kanë zgjedhur rrugë të ndara,  por janë gjithmonë aty për vajzën e tyre. Ish-deputetja u shpreh se i japin shumë dashuri vajzës së tyre, që të mos ndjehet sikur familja është e paplotë.

“Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj nuk është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj.

Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh Rudina.

You may also like