IKD-ja thotë se Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

by admin
Spread the love

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Naim Jakaj hulumtues në IKD tha se deri në fund të vitit 2022 ka miratuar vetëm 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar. Qeveria nuk ka arritur qe të miratoj as 30% të koncept të dokumenteve të planifikuara për miratim.

Ndërsa, sipas raportit në mungesë të planifikimit adekuat qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plotë nënë here. Më shume pati plan mujor sesa vjetor.

Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të miratuara duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41,5%, duke miratuar 71 nga 171 projektligje të planifikuara.

Jakaj tha se IKD ka gjetur se nga 71 projektligje që qeveria i ka dërguar në kuvend në shqyrtim të dytë janë miratuar vetëm 36 prej tyre apo 21.05%.

Eranda Zekaj hulumtuese ne IKD tha se IKD-ja gjatë vitit ka gjetur disa shkelje kushtuese në ligj bërje dhe të cilat qeverie ka miratuar projektligje qe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

 

You may also like