Ika se s’më zinte gjumi prej gërhimës

by admin
Spread the love

Kiara dhe Luizi kanë kaluar momente shumë

romantike së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Falë lojës së fituar nga imitimet, moderatorja kërkoi një surprizë për të dashurin e saj dhe Vëllai i Madh i dha mundësinë që çifti të kalonin tre netë së bashku në një dhomë të dedikuar vetëm për ata.

Por, pas natës së parë të kaluar shumë mirë, por mbrëmjen e kaluar, moderatorja ka vendosur ta lërë Luizin të vetëm në krevat dhe të rikthehet sërish në dhomën ku flenë banorët e tjerë. Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga Luizi, i cili është zgjuar i habitur dhe ka parë që nuk është në krevat.

Pasi ka parë që ajo është larguar nga shtrati, Luizi vendosi ta pyesë të dashurën e tij për arsyen se pse ajo ka vendosur të ndërrojë vend. Kiara i tha se ajo nuk e duron dot gërhimën e tij dhe për këtë arsye është larguar. Menjëherë pas përgjigjes, Luizi është larguar i vetëm duke e lënë në krevatin e saj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pse ike?

Kiara: Prej gërhimës. S’më zinte gjumi

You may also like