Ik i qetë në parajsë, të dua pafund

by admin
Spread the love

Për Fation Kuqarin, ish-konkurrentin e Përputhen, kjo e enjte është një ditë e hidhur. Ai ka humbur sot babain e tij, i cili ditët e fundit po luftonte me jetën. Lajmin e ka dhënë vetë Fationi, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

Mes dhimbjes së madhe, Fationi ka ndarë në InstaStory një video ku babai i tij i bënte ledhe nipit, ndërsa krahas videos shkruan edhe disa fjalë mjaft prekëse. Ai i premton të atit që do të kujdeset për gjithçka në këtë tokë në vend të tij.

“Të dua pafund ba! Ik i qetë në Parajsë, më ke lënë mua për gjithçka. Të dua pafund. Të kam pas shok e do të kem…aty lart për çdo gjë tek ty do marr mendim. Të dua pafund!”- shkruan Fationi.

Kujtojmë që Fation Kuqari u bë shumë i njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e tij në programin ku vajzat e djemtë kërkojnë të gjejnë dashurinë, ‘Përputhen’.

You may also like