Igli Tare për pozitën e drejtorit sportiv tek Napoli: Nuk është e vërtetë

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme u raportua se Igli Tare është gati të rikthehet në Serie A. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i dha fund në verë aventurës 15-vjeçare si drejtor sportiv i Lazios.

Shqip raportoi se 50-vjeçari shqiptar po bisedon prej ditësh me Napolin, për të marrë të njëjtën detyrë. Por tashmë te kampionët në fuqi të Italisë.

Sipas këtij raportimi, brenda 10 ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes, por që Igli Tare i ka demantuar këto zëra.

Në një përgjigje të shkurtër për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se nuk është e vërtetë se ka negociata me drejtuesit e Napolit.

“Jo, nuk është e vërtetë”, u përgjigj shkurtimisht ai, duke refuzuar se ka negociata apo një marrëveshje të tillë.

Natyrisht do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, kurse më herët për të ka pasur interesim edhe nga disa skuadra të tjera.

/GazetaBlic Sport/

You may also like