Icardi sulmon mediat: Karriera te PSG në dyshim? Kam edhe 2 vite kontratë

by admin
Spread the love

Mauro Icardi po kalon disa ditë pushime në Afrikë me gruan-agjente Wanda Nara pas një sezoni katastrofë te PSG. Argjentinasi nuk e fsheh një ndjenjë nervozizmi dhe në Instagram u përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e tij.

“Edhe kur bëja 30 gola në sezon përdoreshin të njëjtat argumente. Karriera në dyshim? Kam akoma edhe 2 vite kontratë. Nuk më duket në dyshim, siç duket në ato që shkruani.

Jam 29 vjeç dhe mos u shqetësoni se me thuajse 200 gola të shënuar më njohin shumë mirë të gjithë dhe do të vendos unë nëse do të qëndroj”, shkruan sulmuesi.

Sipas mediave të ndryshme, ish-sulmuesi i Interit është në listën e atyre që do të largohen nga klubi parisien, por për momentin nuk ka blerës sepse ata tremben nga paga 10 milionë euro në vit.

Rendimenti i argjentinasit ka ardhur në rënie, madje sezonin e fundit Icardi shënoi vetëm 5 gola, duke qëndruar shumë në pankinë, tribunë apo në faqet e gazetave rozë. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like