Icardi pranë firmës me Galatasaray, Wanda Nara ëndërron Inter Miamin

by admin
Spread the love

Mediat turke e bëjnë fakt të kryer transferimin e Mauro Icardi te Galatasaray (kujtojmë që në Turqi është akoma e hapur merkato e futbollistë).

Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 5 nga 8 milionët e pagës së sulmuesit argjentinas dhe klubi turk është i gatshëm që të shtojë edhe një bonus prej 1 milionë eurosh. Sipas mediave turke pritet që Icardi të firmosë me klubin e tij të ri gjatë orëve të ardhshme.

Por për të ardhmen e ish-sulmuesit të Interit ka folur nga Miami edhe gruaja-agjente Wanda Nara.

“Na pëlqen shumë këtu. Ka një komunitet të madh latinësh dhe me Mauron kemi folur për një të ardhme të mundshme në SHBA. Do të ishte diçka e bukur nëse një ditë do të luante për Inter Miami, që është një skuadër e madhe”, ka thënë Wanda për “America Tv”. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like